Ne jemi web:in

Të përkushtuar 100% ndaj teknologjisë, ne ofrojmë
Software të dedikuar, Aplikacione Mobile, Aplikacione Web, Faqe Web, E-commerce, Identitet Vizual, Marketing Dixhital, Hostim, Mirëmbajtje me standartet më të larta.

Ne kemi një eksperiencë të gjatë në realizimin e projekteve të ndryshme si për biznesin ashtu dhe projektet Government. Kemi besuar gjithmonë që marketingu më i mirë për ne, është klienti i kënaqur, ndaj kujdesemi që çdo projekt t'a realizojmë me përkushtim maksimal .

7 vite eksperiencë

Skuadër e specializuar

Siguri e lartë

Disponueshmëri

Shërbimet Tona

Që të jesh online nëpërmjet një website nuk do të thotë që biznesi juaj e ka të sigurt ardhjen e klientëve të rinj. Gabimi më i madh që bëjnë shumë biznese është sepse ndalen deri tek ndërtimi i një webi dhe nuk avancojnë tek shërbimi i marketingut dixhital, i cili përfshin në vetvete shumë hallka dhe kanale dixhitale duke bërë të mundur ekspozimin në mënyrën e duhur të produkteve apo shërbimeve vetëm tek ata klientë që janë realisht të interesuar për këto produkte.
web:in ofron shërbime me cilësi maksimale në SEO (Search Engine Optimization), SMM (Social Media Marketing), Reklamimi Pay Per Click dhe Email Marketing.
SEO - Search Engine Optimization

Një SEO e mirë do të thotë më shumë trafik i kualifikuar në faqen tuaj. Dhe më shumë trafik i kualifikuar në faqen tuaj do të thotë më shumë shitje dhe të ardhura monetare.
web:in zhvillon një strategji të mirfilltë në mënyrë që biznesi juaj të jetë në vendet e para kur kërkohet në motorrët e kërkimit për produkte apo shërbime të cilat janë të lidhura me biznesin tuaj. Shërbimi që ne ofrojmë përfshin:

  • Elementët teknik të SEO
    (Responsiviteti në mobile, shpejtësia e faqes, SSL/HTTPS dhe efiçenca e kodit)
  • SEO në faqe
    (Titulli i faqes dhe blloqet HTML që përshkruajnë dhe përmbledhin përmbajtjen e faqes, titujt e seksioneve të teksit, kontenti i brendshëm i faqes, titujt e imazheve)
  • SEO jashtë faqes
    (Back Links, rrjete sociale)
  • SEO Organike
    (E rëndësishme për bizneset me fokus kombëtar dhe ndërkombëtar)
  • SEO Lokale
    (E rëndësishme për bizneset që mbështeten tek klientët lokal/rajonal)
  • Voice SEO
    (Optimizimi i fjalëve kyçe dhe frazave të fjalëve kur kërkimi bëhet me zë dhe jo me shkrim në motorrët e kërkimit)
  • Menaxhimi i reputacionit (Review)
vector
SMM - Social Media Marketing

Marketingu në rrjetet sociale është një mënyrë e fuqishme që bizneset e të gjitha madhësive të arrijnë targetin e tyre. Tashmë për produkte dhe shërbime kërkohet edhe në rrjete sociale, dhe nëse nuk po flisni drejtpërdrejt me audiencën tuaj përmes platformave sociale si Facebook, Twitter, Instagram apo Pinterest, ju po humbisni! Marketingu i shkëlqyeshëm në median sociale mund të sjellë sukses të jashtëzakonshëm në biznesin tuaj. Shërbimi që ne ofrojmë përfshin:

  • Krijim dhe menaxhim i llogarisë suaj
  • Postime të dizenjuara në mënyrë kreative dhe postim në oraret e pikut
  • Plan mujor postimesh për të arritur audiencë sa më të lartë
  • Krijim dhe menaxhim i fushatave publicitare në rrjete të ndryshme sociale
vector
Reklamimi Pay Per Click (PPC)

Reklamimi PPC, ose reklamimi me pagesë-për-klikim, është një mënyrë shumë e kontrollueshme, me kosto efektive për të fituar një vend në krye të rezultateve të kërkimit në Google ose Bing, si dhe në faqet e internetit dhe platformat dixhitale ku audienca juaj e synuar kalon më shumë kohë duke lundëruar.
Faktet tregojnë se 97% e popullsisë së botës i drejtohet kërkimit në internet për të gjetur produkte dhe shërbime te ndryshme dhe 75% e njerëzve pranojnë që reklamat e paguara e bëjnë më të lehtë gjetjen e informacionit në internet për të cilin po kërkojnë dhe 63% e kërkuesve në internet klikojnë në reklama të paguara. Shërbimi që ne ofrojmë përfshin:

  • Krijimi dhe menaxhimi i fushatave Google AdWords
  • Krijimi dhe menaxhimi i reklamave të shërbimeve lokale në Google
  • Krijimi dhe menaxhimi i fushatave në rrjete sociale
    (Facebook Ads, Instagram Ads, LinkedIn Ads)
  • Krijimi dhe menaxhimi i reklamave në Youtube
    (YouTube ka një audiencë më të madhe se çdo rrjet kabllor, dhe ndryshe nga televizioni, ju mund t'a drejtoni reklamën tuaj vetëm në audiencën tuaj të synuar)
  • Krijimi dhe menaxhimi i reklamave në portale shqipfolëse
    (web:in ka bashkëpunim me disa nga portalet më të njohura shqipfolëse dhe i mundëson çdo lloj biznesi që të vendosë reklama në këto media online)
vector
Email Marketing

Marketingu me email është një nga strategjitë më të efektshme (dhe me kosto të ulët). web:in ndihmon biznesin tuaj t'a kthejë marketingun përmes postës elektronike në një burim kryesor të gjenerimit të të ardhurave.
Pavarësisht nëse jeni një kompani prodhuese ose një restorant, ju mund të përdorni marketingun me email për të qëndruar më së miri në kontakt me audiencën tuaj. Nëpërmjet emaileve promovues, buletineve mujore, ofertave të ndryshme, ju mbani konsumatorët dhe blerësit e biznesit të interesuar për markën tuaj.
Në shërbimet tona të marketingut me email përfshihen:

  • Hartimi i emailit
  • Krijimi i landing page me dizajn unik
  • Zhvillim i strategjisë
  • Raporte të detajuara
vector
Identiteti i biznesit tuaj përfshin një gamë të gjerë elementesh dhe është pika e parë e cila identifikon imazhin tuaj si unik.
Ne ofrojmë:
  • Dizenjim logo - Logo shpreh të gjithë misionin dhe vlerat e kompanisë në një imazh të vetëm dhe ka një konceptim, shkrim, kolore dhe forma unike. Është elementi i parë që klienti shikon në biznesin tuaj dhe si i tillë, duhet të jetë i veçantë dhe kuptimplotë.
  • Dizenjim i paketimit të produkteve tuaja - Nëse produkti juaj është fizik, atëherë paketimi i produktit është thelbësor për tërheqjen e klientëve të duhur. Asnjëherë mos e nënvlerësoni vlerën e dizajnit të paketimit tuaj.
    Një dizajn perfekt i produktit tuaj tregon seriozitet dhe një biznes të mirëorganizuar. Jep një konceptim vizual që ngelet në mendje dhe i pasqyron vlerat e produktit tuaj që në pamje të parë.
  • Kartvizita – Biznes karta ose siç njihet ndryshe edhe si kartvizita është element i domosdoshëm për një biznes në ditët e sotme. Është porta hyrëse e biznesit e cila i jep mundësi klientit potencial të marrë informacion në lidhje me webin tënd, rrjetet sociale, kontaktet tuaja por gjithashtu dhe të orientohet për lokacionin e dyqanit tuaj fizik.
  • Dizenjim i emaileve – Në ditët e sotme emaili nuk përdoret vetëm për komunikim por edhe për marketing. Nëse dëshironi të promovoni biznesin tuaj nëpërmet fushatave email marketing, nuk mjafton vetëm teksti ose lista e shërbimeve por ju nevojitet një Landing Page me dizajn kreativ, unik dhe listim produktesh e ofertash në mënyrë shumë atraktive që të tërheqë lexuesin e emailit që në shikim të parë.
  • Udhëzuesi për stilin e markës (Brand Book) - Ky dokument përshkruan të gjitha asetet e dizajnit, kur dhe si t'i përdorni ato, si dhe çdo dizajn që nuk duhet për markën tuaj. Gjithashtu do të sigurohet që çdo dizajn i ardhshëm të jetë në përputhje me identitetin e markës dhe që gjeneron perceptimin e duhur në audiencën tuaj.
vector
Ndërtoni dyqanin online me web:in!

Sot jetojmë në epokën dixhitale ku interneti është një ndër hallkat kryesore në jetën e njeriut. Për këtë arsye edhe dyqani juaj fizik duhet të përshtatet në këtë sistem nëse dëshironi të keni sukses krahësimisht me konkurentët. Nëpërmjet dyqanit online ju mund të shisni të gjitha produktet tuaja më lehtë se kurrë në të gjithë botën.
Ne ndërtojmë E-Commerce me një design të përsosur, me një siguri maksimale, funsionalitet të lartë dhe lehtësisht i përdorshëm, si në mobile ashtu dhe në desktop.

Çfarë përfshihet në dyqanin tuaj online E-Commerce?
  • Mundësi për blerje me kartat debit/credit, PayPal etj...
  • Siguri e të dhënave
  • Mënyrë shumë e lehtë për blerje
  • Llogari e personalizuar për klientin dhe e pasur me opsione
  • Ulje çmimesh për produktet, kupona dhe oferta
  • Raporte të shitjeve
  • Optimizim SEO dhe shumë të tjera
vector
Ndërtoni webin tuaj me ekspertët tanë!

Kur bëhet fjalë për ndërtimin e faqeve web, web:in ka një eksperiencë të gjatë me më shumë se 100 faqe web të ndërtuara për biznese të vogla lokale, organizata joqeveritare, kompani në fushën e infrastrukturës, kompani në fushën e ndërtimit dhe konstruksionit, agjensi imobiliare, kompani audituese, hoteleri, agjensi udhëtimi, media online & portale etj.
Gjithashtu web:in ka ndërtuar websitet e 25 bashkive në Republikën e Shqipërisë. Të kesh një webfaqe për biznesin tënd është shumë e rëndësishme sepse në radhë të parë ke prezencë online në Google dhe motorrët e kërkimit dhe mundësia për t'u gjetur nga klientët potencialë që kërkojnë shërbimet tuaja është shumë e madhe. Nëpërmjet faqes tuaj web, ju krijoni një reputacion të fortë online krahësimisht me konkurentët tuaj. web:in ofron website me design Pixel Perfect dhe kreativ, responsiv në të gjitha pajisjet dhe i optimizuar për Google Search dhe motorrët e tjerë të kërkimit.
Zhvillimi i websitive që ne ndërtojmë është efikas, me një funksionalitet të lartë, ku pëfshihen module të ndryshme të ndërtuara nga web:in në varësi të llojit të biznesit dhe këto module janë të përbëra nga filtra, forma rezervimi por edhe forma pagese online dhe shumë fuksione të tjera në mënyrë që biznesi juaj të ofrojë një shërbim efikas për klientin dhe një eksperiencë dixhitale për t'u mbajtur mend.

Bashkë me webin tuaj janë të përfshira dhe:
  • Hostim
  • Mirëmbajtje
  • Çertifikatë Sigurie SSL
vector
Zhvillim Software

web:in me ekesperiencë 7 vjeçare në fushën e kodimit dhe zhvillimit ndërton software të dedikuar si Software në Web, ERP, CRM, HRM sipas kërkesave të ndryshme të kompanive që operojnë në fusha dhe industri të ndryshme.
Përveç zhvillimit dhe të gjithë etapave të tjera ne ofrojmë suport në instalim dhe përditësim duke siguruar dhe garantuar veprimtari dhe siguri maksimale për çdo kompani. Shërbimet tona ndihmojnë maksimalisht në organizimin e punës të një kompanie.

web:in ofron:
  • Software CRM
  • Software për menaxhim dhe furnizim
  • Software financiarë
  • Software për menaxhimin e të dhënave
vector
Zhvillim i Aplikacione Mobile

Nëse po kërkoni të shfrytëzoni teknologjinë mobile për biznesin tuaj, zhvilluesit tanë më të mirë të aplikacioneve mobile janë në shërbimin tuaj.
Ne ofrojmë shërbime të zhvillimit të aplikacionit mobile iOS dhe Android, në mënyrë që të arrini klientët tuaj në pajisjet e tyre të preferuara. Ne gjithmonë gjejmë ekuilibrin e duhur midis çmimeve, cilësisë dhe kërkesave të projektit, në mënyrë që të mund të ofrojmë zgjidhjen më të mirë për punën tuaj.

web:in ofron:
  • Zhvillime të aplikacioneve iOS
  • Zhvillime të aplikacioneve Android
  • Zhvillime të aplikacioneve Windows
  • Zhvillime të aplikacioneve Hybrid/Cross Platform
vector
Zhvillim i Aplikacione Web

Ne i ndihmojmë klientët tanë që të arrijnë efikasitet total dhe pavarësi përmes aplikacioneve web. Projektet tona përfshijnë teknologjitë më të reja të tilla si PHP, Java, Javascript, C#, SQL etj.
U ofrojmë klientëve tanë aplikacione web të besueshme që mund të përdoren nga dita e parë e implementimit. Eksperienca dhe devotshmëria siguron që projektet t'u dërgohen klientëve tanë brenda kohës dhe buxhetit të përcaktuar.

Përse duhet t'i besoni zhvillimin e aplikacionit web skuadrës sonë:
  • Ekspertizë & Eksperiencë - Zhvilluesit tanë do t'ju ndihmojnë të zgjidhni teknologjinë më të mirë për projektin tuaj. Ne do të ofrojmë zgjidhje produktive, tërheqëse dhe të besueshme që sjellin rezultatet që ju meritoni për biznesin tuaj.
  • Proçes transparent - Ne i përmbahemi një qasje të orientuar drejt klientit për të mbuluar me efikasitet nevojat e tij. Ekipi ynë ju udhëzon gjatë gjithë proçesit të zhvillimit dhe siguron raporte në çdo fazë të zhvillimit të aplikacionit web.
  • Kualiteti mbi të gjitha - Ne ndërtojmë një sistem me cilësi maksimale i cili krijon përshtatje dhe lehtësi te përdoruesit e produktit. Ekipi ynë ofron një sistem i cili lejon rritje të mëtejshme dhe është thjeshtësisht i integrueshëm me sisteme të tjera dhe shërbime të palëve të treta ( REST API ).
    Siguria për përdoruesit dhe të dhënat, janë në standartet më të larta.
vector
Eksperiencë 7 vjeçare!

Po kërkoni Siguri, Garanci, Cilësi?

Ne ofrojmë paketa të ndyshme sherbimesh ku çdo biznes, institucion apo korporatë mund të marrë shërbimin e duhur në njërën nga këto paketa.

  • 100+

    Klientë te kënaqur

  • 200000+

    Linja Kodi

  • 150+

    Projekte

vector

Si operojmë?

Ekipi i web:in Development House, i përbërë nga profesionistë në fushën e Teknologjisë së Informacionit, do të kujdeset nga A-ZH për të gjitha nevojat tuaja. Pas kërkesës suaj për një shërbim të caktuar, ekipi ynë bën një studim të gjerë të tregut në të cilin operoni duke analizuar gjithçka që j'u bën të veçantë në krahësim me konkurentët tuaj dhe duke i shfrytëzuar këto elementë si pika kyçe për shërbimin e ri që do të realizoni tek ne. Pasi finalizojmë fazën e parë "Analizë & Konceptim", kalojmë në fazën e dytë "Zhvillim & Kodim", më pas "Testimi" dhe në fund tek "Prezantimi". "Mirëmbajtja" dhe "Suporti Teknik" do të jenë të vazhdueshëm.

image

Teknologjitë

Në projektet tona përfshijmë teknologjitë më të reja duke siguruar cilësi maksimale

Vendodhja

Ne ndodhemi në Tiranë. Ju mirëpresim pranë zyrave tona për çdo pyetje dhe ju ofrojmë konsulencë FALAS :)

Na kontaktoni