Politika e Privatësisë - Si proçesohen të dhënat tuaja?

Privatësia dhe siguria e të dhënave tuaja personale është shumë e rëndësishme për ne. Kjo politikë shpjegon se si ne mbledhim, përdorim dhe mbrojmë informacionin tuaj personal, në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

1. Çfarë të dhënash mbledhim?
  • Emrin, mbiemrin dhe informacionin e kontaktit (telefon, email);
  • Të dhëna biznesi (emër kompanie, NIPT, adresë, website);
  • Pamje filmike nga kamerat e sigurisë (CCTV) në ambientet tona;
  • Informacion mbi përdorimin e faqes sonë (cookies, IP, statistika të trafikut);
  • Komunikime përmes email-it, formave të kontaktit ose rrjeteve sociale.
2. Pse i përdorim të dhënat tuaja?
  • Ofrimin e shërbimeve të programimit, marketingut dhe konsulencës;
  • Menaxhimin e projekteve, kontratave dhe komunikimit me klientët;
  • Sigurimin e pagesave dhe lëshimin e faturave;
  • Rritjen e sigurisë së ambienteve tona (p.sh. CCTV);
  • Marketing dhe njoftime komerciale vetëm me pëlqimin tuaj (email, SMS, rrjete sociale).
3. Si i mbrojmë të dhënat tuaja?
  • Ruajtjen në serverë të sigurt dhe backup-e të rregullta;
  • Qasje të kufizuar vetëm për stafin e autorizuar;
  • Enkriptimin e të dhënave dhe komunikimeve;
  • Politika të konfidencialitetit dhe trajnime për punonjësit;
  • Vlerësime të rregullta të sigurisë dhe rrezikut.
4. Me kë i ndajmë të dhënat?
  • Për raste të kërkuara nga ligji;
  • Kur është e nevojshme për ofrimin e shërbimit (p.sh. banka, ofrues shërbimesh cloud, hosting);
  • Vetëm me pëlqimin tuaj të qartë për qëllime marketingu ose analitike.
5. Sa kohë i ruajmë të dhënat?
  • Të dhënat e projekteve dhe klientëve: deri në 5 vite pas përfundimit të kontratës;
  • Pamjet filmike (CCTV): deri në 1 muaj;
  • Të dhënat për marketing: deri në tërheqjen e pëlqimit tuaj;
  • Të dhënat e stafit: gjatë periudhës së punësimit + 5 vite.
6. Të drejtat tuaja
7. Si të na kontaktoni

Për çdo pyetje ose kërkesë, mund të na kontaktoni në:

info@webin.al
+355 67 406 6668
Rr. Haxhi Hysen Dalliu 7, 1001, Tiranë


Përfaqësues ligjor: Panajot Duli
Përgjegjës i mbrojtjes së të dhënave: Besim Gura

Data e dokumentit: © Webin SHPK — NIPT: M02128025G